Pettifer: Kosova në rrezik
Tiranë, 18 mars - Analisti për çështjet politike të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, duke analizuar situatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në një intervistë në Top Channel, lëshon alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e zbehin vëmendjen ndaj Kosovës dhe po ia kalojnë përgjegjësinë Bashkimit Europian.
Jam i përshirë me çështjet e Kosovës këto 25 vitet e fundit në mënyra të ndryshme. Më duhet të them se situata e tanishme është shqetësuese. Kosova ka bërë disa hapa prapa.
Situata në Veri është e paqëndrueshme dhe për mendimin tim po përkeqësohet. Cdo këndvështim realist mund të mbërrijë në përfundimin se atje gjerat janë duke u përkeqësuar, shprehet Pettifer.
Beogradi nuk do të pranojë ralitetin e sotëm pasi duan ta trajtojnë veriun e Kosovës sikur të ishte një pjesë e Bosnjës, që sikurse edhe ambasadori britanik e ka thënë, nuk është e tillë pasi situata ligjore është krejt e ndryshme.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka bërë disa gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhet të kishin ndodhur. Siç mund ta dini unë kam qenë një mik i zotit Thaçi për shumë vite dhe kemi publikuar edhe një libër. Jemi përballë një problemi siç është ai i Fusnotës që ishte një gabim i madh strategjik për Kosovën, shton analisti amerikan.
Kurse për lëvizjen Vetëvendosja, ai ka deklariar se ata janë duke okupuar një pjesë të mirë në politikën kosovare pasi plani Ahtisari nuk i jep Kosovës një pavarësi të plotë.
\"Udhëheqja e Vetëvendosjes duhet ta kalojë fazën e protestave politike. E di që kanë tentuar ta bëjnë këtë herë pas herë në parlament dhe kjo është një dicka e mirë. Ata duhet të shpalosin politika të qarta si përshëmbull do të pritej me interes një program alternativ ekonomik për Kosovë\", ka pohuar ai.