Petroviq ua uron Krishtlindjet besimtarëve ortodoks
Prishtinë, 6 janar - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ua ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoks.
Të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet si një festë të madhe krishtere me dëshirën që ta kaloni në qetësi familjare, dashuri, me angazhim moral dhe shpirtëror. Unë dua që gëzimin festiv ta ndani me familjet tuaja dhe me njerëz të mendimit të mirë, dhe të gjithë së bashku me vendosmëri të bëjmë një hap drejt dashurisë dhe mirëkuptimit.
Kjo festë e madhe krishtere për të gjithë qytetarët e Kosovës, le të forcojë besimin në vlera më të larta njerëzore - tolerancën, respektin dhe mirëkuptimin e diversitetit. Paqja e Perëndisë, Krishti po lind, thuhet në urim.