Petroviq: Qeveria e përkushtuar në integrimin e veriut
Prishtinë, 26 korrik - Zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq e cilësoi folklor politik për interesa politike, peticionin e organizatave jo qeveritare serbe kundër marrëveshjeve të dialogut Prishtinë Beograd.
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për integrimin e asaj pjese dhe nuk dua të komentojë nismat e organizatave jo qeveritare tha Petroviq. Tri organizata serbe theksojnë se kanë mbledhur 27 mijë nënshkrime të cilat do tua dorëzojnë autoriteteve në Beograd.