Petroviq po qëndron për vizitë zyrtare në Monako
Prishtinë, 19 prill - Ministri Slobodan Petroviq po vazhdon agjendën e vizës në Monako. Ai sot ka takuar Ministrin e Punëve te Brendshme Paul Masseron që njëkohësisht është ministër i parë sipas detyrës në Qeverinë e Monakos.
Në këtë takim është biseduar për progresin e arritur në Kosovë në fushën e reformës së pushtetit lokal dhe decentralizmit si dhe ndikimit që ky proces ka dhënë në përmirësimin e përgjithshëm të situatës së sigurisë dhe integrimit të komuniteteve në Kosovë.
Petroviq e ka informuar nikoqirin me ndryshimet që janë bërë në sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe me të arriturat në drejtim të integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Në këtë rast, ai ka marr mbështetjen e plotë të Qeverisë së Monakos, për proceset e përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.
Në mënyrë të veçantë është biseduar për bashkëpunimin në fushat konkrete që do të ndihmojnë organet e sigurisë dhe të qeverisjes në ngritjen e kapaciteteve.