Petroviq: Operacioni në veri nuk është kundër serbëve
Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq tha sot se fillimi i zbatimit të planit operacional në veri nuk është i drejtuar kundër komunitetit serb në Kosovë.
Sipas tij prezenca e KFOR-it në atë pjesë garanton paqën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Për fat të keq gjithnjë ka njerëz që në këto situata mundohen të përfitojnë politikisht\", shtoi Petroviq.
\"Nuk duhet të lejojmë që qytetarët të manipulohen unë e kuptoj si ndjehen ata që jetojnë në veri, jeta atje nuk është e lehtë siç nuk është as në jug por dua të apelojë për qetësi atje. Unë dhe partitë udhëheqëse do të japim gjithçka që të ndikojmë në qetësimin e situatës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve, tha ai.