02 Maj 2024

Petroviq: Në veri kriminelët më të fortë se shteti

Prishtinë, 31 gusht - Kushti nga BE-ja që Serbia duhet të shuajë institucionet paralele në Kosovë nuk është risi, tha zvministri Sllobodan Petroviq.

Në veri të Kosovës sipas tij nuk ushtron pushtetin asnjë institucion, gjë që i ka dhënë hapësirë të gjerë kriminalitetit dhe forcimit të individëve shumë të fuqishëm.

Duke pasur parasysh faktin që Serbia është pajtuar me praninë e EULEX-it në Kosovë, ekzistimi i atyre institucioneve sipas tij nuk ka ndonjë qëllim të madh përpos që qytetarëve në veri të Kosovës t\'ju japë të ardhura personale.

\"Nga ana tjetër, qytetarët në veri kanë probleme të mëdha me infrastrukturë, ujë dhe ndotje nga plumbi ndërsa për këto çështje institucionet e përmendura nuk bëjnë asgjë.\"
 
Kushti nga BE-ja që Serbia duhet të shuajë institucionet paralele në Kosovë nuk është risi, por kësaj radhe është drejtuar në mënyrë më direkte dhe është ngjarje logjike pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, vlerëson për Danas Sllobodan Petroviq Zv.kryeministër dhe ministër për Pushtet Lokal.

Sipas Petrovicit, Serbia është duke udhëhequr politikë të dyfishtë – për integrime evropiane dhe ruajtje të Kosovës, kështu që ai mendon se kjo është arsyeja e investimit në institucionet në veri të Kosovës.

“Megjithatë, po bëhet shumë e qartë se arritja e të dy synimeve në të njëjtën kohë nuk është e qëndrueshme. Serbia haptazi tregon pretendime ndaj pjesës veriore, sepse unë nuk mbaj mend kur Beogradi ka bërë diçka më të rëndësishme për serbët e Kosovës në jug të Ibrit”,ka thënë Petrovic.

Edhe plani i Marti Ahtisarit sipas zëvendëskryeministrit Petrovic, parasheh që Serbia gjithsesi mundet të mbështesë sistemin arsimor dhe shëndetësor në Kosovë.

Mirëpo Petrovic thotë se mbajtja e institucioneve të tilla si komunat të cila nuk janë funksionale shkaku i arsyeve të njohura politike, thjesht nuk ka kuptim dhe kjo nuk është në përputhje me standardet evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)