Petroviq: Marrëveshja, përftitime për Kosovën dhe Serbinë
Prishtinë, 27 prill - Për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës është e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë marrëveshje.
Kështu është shprehur në një intervistë për Epokën e re, zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq i cili ka nënvizuar se zbatimi i kësaj marrëveshje do të ketë efekte pozitive në procesin e integrimeve euroatlantike si për Republikën e Kosovës ashtu edhe për Serbinë.
Jam i sigurt se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Kosova do të ketë një proces më të përshpejtuar drejt proceseve evropiane dhe se shumë shpejt do ta kemi edhe liberalizimin e vizave që ka të bëjë me cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.\"
\"Natyrisht se ka shumë punë që na presin, të cilat duhet ti realizojmë bashkërisht, jo vetëm deklarativisht, por në mënyrë praktike, ka deklaruar Petroviq.
Lideri i Partisë Liberale Serbe ka vlerësuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk ka elemente të autonomisë për komunat me shumicë serbe.