Petroviq: Koha për pajtimin Kosovë-Serbi
Prishtinë, 27 gusht - Që Kosova dhe Serbia duhet tia shtrijnë dorën njëra-tjetrës kështu mendon edhe njëri nga zëvendëskryeministrat kosovar.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petroviq, njëherit dhe ministër në Qeverinë Thaçi II në një intervistë për Epoka e Re ka thënë se është herët të flitet për detaje të dialogut, por ka shtuar se atje duhet të ketë një lidership të përgjegjshëm dhe të përfshihet edhe shoqëria civile.
Petroviq i bën thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët në veri, por tiu ndihmojë atyre.