Petrovic: Zgjidhja më e mirë për Veriun Pako e Ahtisaarit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i fuqishëm i mbështetjes së proceseve të rëndësishme për Kosovën, andaj ne besojmë se bashkë me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare çështja e Veriut të zgjidhet sa më parë, tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, në takimin me Drejtorin e Departamentit të Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , Raffi Gregorian.
Duke folur pwr veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës në raport me stabilizimin e situatës në Veri Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Institucionet e Kosovës janë përkushtuara dhe kanë krijuar mekanizma që ofrojnë jetë të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallime.
Qeveria e Kosovës, në veri ka hapur zyra që ofrojnë shërbime për qytetarët, kemi ndihmuar 425 familje ne Veri në ofrimin e ndihmave sociale, por kjo nuk mjafton, qytetarët e veriut kanë nevojë për qetësi dhe jetë më të mirë që premton ardhmëri për gjeneratat e reja tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se zgjidhja më e mirë për Veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës verore, që u garanton qytetarëve të drejta të plota sikurse në organizmin e jetës së tyre, gjithashtu edhe në zgjedhjen e lidershipit që do ti udhëheqë ata.
Drejtori i Departamentin e Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA, z. Raffi Gregorian tha se Shtete e Bashkuara të Amerikës me vëmendje të shtuar e përcjellin situatën në Kosovë dhe se do ta mbështesin Kosovën edhe në proceset e ardhshme e posaçërisht kur bëhet fjale për Veriun e Kosovës.