Petroviç takon banorët e Prilluzhës
Prelluzhë, 25 gusht - Zvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petroviq ka vizituar fshatin Preluzhe në Komunën e Vushtrisë.
Ai është takuar me përfaqësues të serbëve, banorët e fshatit Preluzhë, për të diskutuar rreth shqetësimeve të fundit që kanë shfaqur.
Banorët serbë të këtij fshati kanë tentuar disa ditë të ndalojnë ndërtimin e urës, se gjoja ata janë të rrezikuar, sepse ura do të lidhë disa fshatra, edhe shqiptare, të kësaj komune.