29 Prill 2024

Petroviç informon Brukselin për progresin e arritur në Kosovë

Bruksel, 25 nëntor - Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petroviç, ka vazhduar me agjendën e takimeve me përfaqësues diplomatik të akredituar në Bruksel dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Në takimin e Miroslav Lajcak, Drejtor Gjeneral për Rusi, fqinjët lindor dhe Ballkanin Perëndimor të Unionit Evropian janë diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Kosovës.

Në këtë takim, Ministri Petroviç e ka informuar nikoqirin e tij me progresin që është arritur në Kosovë në implementimin e reformës së pushtetit lokal dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve të cilat kanë përfituar nga ky proces.

Megjithatë jo për mungesë të vullnetit të Qeverisë, por refuzimi nga grupe ekstreme ka bërë që  ky proces nuk po mund të realizohet  në veri të Kosovës, ka nënvizuar Ministri Petroviç.

Ministri Petrovic tha se  me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar duhet të sigurojmë kushtet e nevojshme, që të organizojmë një ambient demokratik ku qytetarët do të vendosin për lidershipin e tyre të institucionet e  vetëqeverisjes lokale dhe të krijohen parakushtet e nevojshme për implementimin e plotë të Paketës Ahtisari, nga e cila pa dyshim do të përfitojnë të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, veçanërisht ata të veriut.

"Nga pikëpamja e Qeverisë ne dëshirojmë më shumë investime dhe projekte kapitale në këtë regjion, dhe kemi kapacitete dhe vullnet për këtë, por situata e rënduar e sigurisë dhe mungesa e partneritetit po e pengon këtë", ka thënë Ministri Petrovic. 

Ai shtoi me tutje se është shumë e rëndësishme, që EULEX dhe KFOR të sigurojnë kushtet e nevojshme për punë dhe aktivitetet e institucioneve civile në komunat e veriut.

Progresi i arritur në jug është shembulli më i mirë se si mund të ecim përpara në zhvillimin e shoqërisë sonë, ne kemi këtë shans dhe duhet ta shfrytëzojmë,  ka theksuar Ministri Petroviç.

Ministri Petrovic gjithashtu ka thënë  se  është shumë e rëndësishme që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të arritura si rezultat e dialogut të deritanishëm midis Prishtinës dhe Beogradit.

"Kjo do të ndihmoj jo vetëm në lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, por do të krijonte edhe një ambient të mirë për veprim politik e institucional për realizimin e projekteve tona institucionale", ka thënë Ministri Petrovic.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)