29 Prill 2024

Petroviç: Heqja e barrikadave është shumë e rëndësishme

Prishtinë, 24 nëntor - Zëvendës Kryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petroviç po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri Petroviç zhvilloi takime të rëndësishme, me qëllim të informimit të plotë lidhur me punën e Qeverisë së Kosovës në plotësimin e standardeve evropiane në zhvillimin ekomomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.
 
Në takimin e parë me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian të Grupit ALDE (Lidhja e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën), ministri Petroviçka prezantuar në mënyrë të plotë zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, në theks të veçantë mungesën e lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës dhe procesin e dialogut teknik më Republikën e Serbisë.
 
Ai ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme, që situata në veri të normalizohet dhe hapi i parë është heqja e barrikadave dhe mundësia e lirë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Në këtë drejtim ai ka inkurajuar një rol më aktiv të strukturave të EULEX-it për të ndihmuar në këtë proces.

Interesimi i anëtarëve të Parlamentit Evropian ka qenë i madh duke bërë një varg të pyetjeve që lidhen me zhvillimet e gjithanshme jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në rajon.

Zëvendës Kryeministri Petroviç ka pasur një drekë pune me Kryesuesin e Delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën Eduard Kukan i shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të Parlamentit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)