Petroviç: Barrikadat në veri po mbahen nga Beogradi
Prishtinë, 20 mars - Strategjia e re e qeverisë së Kosovës për veriun do kohë për të dhënë rezultate, por në fund ajo do t`ua bëjë me dije qytetarëve serbë të veriut se Kosova është vendi i tyre, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç, në një intervistë për Tribuna Shqiptare.
Sipas tij, serbët e veriut duhet të kthjellohen dhe t`i shohin të mirat që po i gëzojnë serbët që jetojnë brenda vendit. Petroviç nuk është i sigurt të japë ndonjë datë për largimin e barrikadave, por thotë se prapa tyre qëndrojnë autoritetet e larta në Serbi.
Lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Petroviç thotë së ato janë të pavlefshme.