Petroviç: Barrikadat janë manipulime politike
Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç ka deklaruar se barrikadat në veri të vendit janë produkt i manipulimeve nga qarqe të caktuara politike.
Ai ka shfaqur besimin se situata në veri të vendit shumë shpejt do të normalizohet.
Serbët që jetojnë në veri të Kosovës kanë kapacitet që problemet ti zgjedhin në mënyrë paqësore dhe demokratike, ka thëne Petroviç, i cili mendon se problemi do të zgjidhet nëpërmjet investimeve.