Petorviç: Qytetarët e Veriut janë peng i poltikës jo të drejtë
Washington, 19 tetor - Në agjendën e takimeve zyrtare në SHBA, Zëvendëskryeministri Petorviç u takua sot me Ambasadori Philip Reeker, Ndihmës Sekretar për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë në Wuashington.
Procesi i decentralzimit, situata në Veri të Mitrovicës dhe nevoja e sundimit të rendit dhe sigurisë ishin temat kryesore që u diskutuan mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ambasadorit Philip Reeker.
Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, njëra ndër më të rëndësishmet është procesi i decentralzimit dhe krijimi i komunave të reja, por nevoja e implementimit të procesit të decentralzimit në Veri të Mitrovicës është e dmosodoshme tha sot Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ambasadorin Philip Reeker.
Duke folur për situatën në Veri të Mitrovicës, Zëvendëskryeministri Petorvic tha se sitata në Veri të Mitrovicës është pjesa më kritike dhe nevoja e sundimit të rendit dhe sigurisë është domosdoshmëri dhe nuk ka kohë për të humbur.
Qytetarët e Veriut të Mitrovicës janë peng i poltikës jo të drejtë, ata meritojnë jetë më të mirë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri tha Zëvendëskryeministri Petorvic.
Ndërsa Ambasadori Philip Reeker tha se SHBA-të i përcjellin me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe se zhvillimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka rol krucial në ndërtimin e stabilitetit poltik.
Zëvendëskryeministri Petrovic sot gjatë ditës mbajti një ligjëratë Universitetin Johns Hopkins në Washington që u ndoq me interesim të madh dhe gjithashtu vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës ne SHBA.
Nesër Zëvendëskryeministri Petrovic do të takohet me z. Rick Holtzapple, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore, në Këshillin Kombëtar të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.
Petrovic nesër do të mbajë edhe një ligjeratë në Universitetin Arkadia në Filadelfia dhe do të udhëtojë për Wuashington për tu takuar me zyrtarë të lartë të Wuashingtonit.