22 Janar 2025

Peticioni, test për Qeverinë

Prishtinë, 25 shtator - Numri i madh i qytetarëve që po i përgjigjet nismës së opozitës për peticionin kundër marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës, që u nënshkruan më 25 gusht, Pakoja e marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë atë për Asociacionin dhe marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sipas ekspertëve të drejtësisë do ta detyrojë Qeverinë t\'i rishikojë marrëveshjet.

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, tha se në mungesë të Ligjit për referendum peticioni që po nënshkruhet nga qytetarët tani e ka marrë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve që kërkohen me rregullore të Kuvendit që ky dokument të marrë fuqi të bazuar ligjore dhe në kushtetutën për t\'u shqyrtuar nga trupat kuvendore, komisioni përkatës parlamentar dhe pastaj të debatohet edhe në Kuvend.

\"Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit të futin në rend të punës këtë peticion, i cili tanimë ka kaluar numrin e 55 mijë nënshkrimeve të dhëna nga qytetarët e këtij shteti në kundërshtim të atyre marrëveshjeve\", tha Baraliu.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)