20 Janar 2025

Peticioni për shkarkimin e ambasadorit Delawie, i papranueshëm

Prishtinë, 22 shkurt - Partia e Drejtësisë vlerëson së kërkesa për nënshkrimin e peticionit kundër ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, pas adresimit të tij të qartë të shkaktarëve të dhunës së përsëritur gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, është i papranueshëm dhe i pakuptueshëm.

PD vlerëson se sadoqë që iniciativa të tilla të ndërmarra nga kushdoqoftë mund të duken demokratike, nuk duhet të harrohet se tendenca për të sjellë përplasje me faktorin ndërkombëtar, konkretisht me SHBA-të, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës, andaj veprimet e tilla kërkojnë përgjigje të merituar.

Partia e Drejtësisë, kërkon nga i gjithë spektri politik opozitarë që të pranojë bashkëbisedimin me pozitën politike në funksion të gjetjes së zgjidhjeve më të mira për krizën aktuale politike.

PD vlerëson se sado argumente të ekzistojnë për keq-qeverisjen eventuale të vendit, në asnjë mënyrë nuk mund të argumentohet në mënyrë racionale se për të larguar një Qeveri ia vlen të rrënohet sisstemi  shtetëror nëse është e nevojshme.

Kjo nuk ka ndodhur në historinë e asnjë demokracie të përparuar botërore dhe nuk guxon të ndodhë as në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)