Peticioni kundër Delawies, sulm kundër pavarësisë
Prishtinë, 22 shkurt - Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj peticionin e iniciuar për largimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka cilësuar si sulm kundër pavarësisë së Kosovës.
Ai në një intervistë për Epokën e re, ka thënë se kjo tendencë antiamerikane në Kosovë nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Hoxhaj i ka ftuar të gjitha subjektet politike të dënojnë këtë akt.
Ish-shefi i diplomacisë së Kosovës ka vlerësuar se frymën antiamerikane në Kosovë po e nxit përplasja e disa subjekteve politike me bashkësinë ndërkombëtare.