Petersen: Kosova ta ndryshojë klasën politike
Prishtinë, 11 korrik - Ish-kryeadministratori i Kosovës, SorenJessen-Petersen, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën Zërithotë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit votuan përndryshime.
Sipas tij, ka ardhur koha që vendi ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit ti ndryshojë prioritetet e saj. Aimegjithatë është i lumtur që Kosova tashmë është e pavarur, përderisashprehet i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit dhe krimit tëorganizuar
Soren Jessen-Petersen ka qenë kryeadministrator iKosovës në kohën kur Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të parëkryeministër i vendit në një koalicion me partinë e ish-presidentitIbrahim Rugova.
Trembëdhjetë vjet pas Haradinaj është përsëriemri më i lakuar për shef të Qeverisë, përderisa ish-shefi i UNMIK-utnuk dëshiron tash të flasë shumë për figurën e Haradinajt, por thotë seka ardhur koha që Kosova ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e funditti ndryshojë prioritetet e saj.
Këto komente Jessen-Petersen ika bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën Zëri, duke shtuarse është për keqardhje dhe se ka mbetur shumë i zhgënjyer që edhe 10vjetëve pas pavarësisë ende flitet për problemet e njëjta: Korrupsionin, sundimin e ligjit, papunësinë, etj.
Duke folur për Demarkacionin dhe Asociacionin, diplomati danez shprehet se Kosova duhet ta dëgjojëSHBA-në për Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi, ndërsa përAsociacionin thotë se e ka sqaruar shumë mirë ish-presidenti MartiAhtisari në Planin e tij për Kosovën.
Ai ka folur edhe përfillimin e punës së Gjykatës Speciale, ku ka pranuar që ngritja eaktakuzave nga ana e saj mund të shkaktojnë tensione në vend, porvendimet e Gjykatës duhet të pranohen nga një shtet demokratik.
Petersen, që aktualisht është profesor në universitetin e Bolonjës JohnHopkins, thotë se Kosova tani duhet ta formojë një Qeveri stabile, ecila më në fund do të punojë për interesin e qytetarëve të saj dhe jopër interesin personal dhe partiak.
/Zëri/