Petersen: Kosova ka avancuar në agjendën e saj evropiane
Prishtinë, 15 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet e huaja, që do të mundësonte edhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe tha se me thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
"Kosova do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të përafrohet më shumë me BE-në", theksoi Petersen.
Ish PPSP në Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit dhe tha se Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat e posaçërisht ka avancuar në agjendën e saj evropiane