Peter Blomeyer, Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Prishtinë, 15 tetor - Dr. Peter Blomeyer do të jetë Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë miratimin e saj.
Zotëri Dr. Blomeyer gjatë viteve 1999 -- 2001 ka qenë Zëvendësambasador në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë, kurse së fundi ai ishte Ambasador i Gjermanisë në Republikën e Kongos. Ai pritet të arrijë në Kosovë më 19 tetor.
Ambasada Gjermane i gëzohet ardhjes së udhëheqësit të saj të ri.