16 Janar 2025

Peshiq: Serbia e pranon realitetin ekzistues

Prishtinë, 5 prill - Sociologia dhe politikania nga Beogradi, Vesna Peshiq shprehu besimin se Prishtina e Beogradi do të arrijnë marrëveshje në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Në intervistën për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës, ajo tha se Serbia e pranon realitetin ekzistues, por kjo nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sociologia e njohur dhe politikania nga Serbia, Vesna Peshiq është optimiste për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të zhbllokohen Kosova edhe Serbia në rrugën e tyre drejtë Bashkimit Evropian.

Peshiq tha se Serbia pranon realitetin ekzistues, por kjo nuk do të thotë se ajo do të njoh zyrtarisht Kosovën. Sipas saj, Prishtina u ka ofruar pak serbëve nga veriu i Kosovës nga frika e negociatave të reja.

“Duhet bindur Prishtinën se Serbia nuk po luan lojë dhe se nuk ka kurrfarë pretendimesh afatgjate, as ushtarake e as të tjera, mirëpo duam që të sigurojmë njerëzit që jetojnë atje; duam të kujdesemi për të drejtat dhe sigurinë e tyre dhe duhet të shtohen ato funksione që ata kanë kërkuar për Bashkësinë e komunave, por kjo natyrisht të jetë pjesë e sistemit të Kosovës”, tha ajo.

Peshiq tha se serbët nga veriu i Kosovës duhet të pranojnë realitetin vetanak, në mënyrë që të mos u përsëritet fati i serbëve nga Kroacia.

“Ata janë integruar në jug të Ibrit. Të gjithë e dimë se në atë pjesë jetojnë më shumë serbë. A janë më pak serbë ata që jetojnë në ato enklava apo a janë serbë vetëm ata nga veriu?”, theksoi ajo.

Në intervistën për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës, sociologia Vesna Peshiq tha serbët duhet të integrohen në shoqërinë e Kosovës, nëse duan që të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)