16 Janar 2025

Pesë vendet e BE nuk e kanë ende në plan të njohin Kosovën

Prishtinë, 16 mars - Pavarësisht dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, pesë vendet e BE ende nuk e kanë në plan të njohin pavarësinë e Kosovës.

Burime të gazetes Express kanë thënë se Rumania, Sllovakia, Greqia, Qipro e Spanja nuk pritet të njohin Kosovën në një të ardhme të afërt.

Megjithëkëtë, gjatë ditës së premte, mediet në Shqipëri e kanë cituar Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të ketë premtuar se të paktën një shtet i BE’së do ta njohë shpejt Kosovën.

“Unë kam informata të sakta dhe të sigurta që deri në fund të javës së ardhshme një vend do ta bëjë publik vendimin që ka marrë përpara disa ditësh që ta njohë si vend sovran i pavarur, dhe kjo informatë bazohet nëpërmjet kontakteve të mia direkte me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi”, ka thënë Hoxhaj, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti.

Sipas tij në mes të prillit do të kemi një vend të dytë, i cili do ta bëjë publik njohjen e tij të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)