19 Janar 2025

Përzgjidhen tre kandidatë për Avokat të Popullit në Kosovë

Prishtinë, 25 shkurt - Përzgjidhen tre kandidatura nga 22 konkurrentët që konkuruan për postin e Avokatit të Popullit të Kosovës. Tre kandidaturat e përzgjedhura do t’i dërgohen Kuvendit për të zgjedhur njërin prej tyre.

Para deputetëve të kuvendit të Kosovës do të jenë emrat e kandidatëve Gjyljeta Mushkolajt, Hilmi Jasharit dhe Adriana Hoxhiqit. të cilët janë përzgjedhur me votim të fshehtë nga paneli intervistues.

Suzana Novobërdali, kryetare e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, citohet të ketë thënë se procedura e përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë transparente dhe është monitoruar edhe nga organizata të ndryshme, përfshirë edhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit, kaluan përmes Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, që është mbledhur sot. Kryesia e Kuvendit do të vendosë që të procedojë më tej.

Kryesia mblidhet çdo të hënë për të përcaktuar rendin e ditës së mbledhjeve të Kuvendit, që zakonisht mbahen çdo të enjte.

Mandati i Avokatit të Popullit të Kosovës zgjat pesë vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati aktual i Avokatit të Popullit Sami Kurteshi, përfundon me datën 4 qershor 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)