Përzgjedhja e Kryeprokurorit në Kushtetuese
Prishtinë, 17 qershor - Përzgjedhja e Aleksandër Lumezit në postin e kryeprokurorit të Shtetit është kontestuar nga dy prokurorë që kanë qenë kandidatë për këtë post.
Prokurorët, Shyqyri Syla e Laura Pula, për parregullsitë që ata pretendojnë se janë bërë gjatë përzgjedhjes së Lumezit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i kanë drejtuar përmes ankesave në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
/Zëri/