05 Maj 2024

Pertoviq: Kosova duhet të merr Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Prishtinë, 28 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe Ministër i pushtetit lokal, Sllobodan Petroviq, ka deklaruar se fusnota që do të përdoret për përfaqësimet rajonale të Kosovës, as nuk e pakëson rëndësinë e Rezolutës 1244, dhe as që do ta zvogëlojë rëndësinë e Deklaratës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
 
Në një intervistë dhënë radios beogradase, “Pesçanik”, Petroviç ka thënë se si rezultat i marrëveshjes pret që Kosova të merr Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërsa Serbia ta merr kandidaturën për në BE.

"Edhe pse jemi të vetëdijshëm se para nesh është lufta e gjatë për ndryshim themelor, futje të standardeve evropiane dhe zbatimin e të drejtave të njeriut, ne duhet të pranojmë se jeta në Kosovë sot është më e mirë. Qytetarëve të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër iu është përmirësuar, për shembull, infrastruktura, duke futur komunat e reja të decentralizuara për të lehtësuar qasjen në shërbimet lokale, është krijuar një mekanizëm funksional,që  megjithatë duhet të përmirësohet. Ndoshta tërë kjo ju tingëllon si shumë e përgjithshme, por si një ilustrim, unë do t'ju them se për një kohë të shkurtër komunat e reja kanë bërë shumë më tepër se sistemi i Republikës së Serbisë në trembëdhjetë vitet e fundit!", ka theksuar Petroviq.

Në veri sipas tij ka një problem serioz me mungesën e sundimit të ligjit, ai sistem nuk është në gjendje ti ofrojë qytetarëve mbrojtje elementare juridike.

Qëllimi i referendumit të kohëve të fundit sipas tij ishte një forcim i mëtejshëm i po atyre elementeve radikale, forcimi i përfaqësuesve lokal të cilat, të marra së bashku, kanë dërguar Serbinë në një pozicion të palakmueshëm.

"Edhe pse referendumi nuk ka absolutisht kuptim as për të bashkësinë ndërkombëtare as për Prishtinën, serbët nga veriu thirrën për rezultatet e zgjedhjeve, të cilat, pavarësisht nga Prishtina, pika kyçe për integrimin e mëtejshëm evropian të Serbisë, e cila më tej irriton në Bruksel ku referendumi u interpretua si një dobësi e Beogradit."

Ai po ashtu ka thënë se nuk është sekret se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova veriore i paguan qeveria e Serbisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)