18 Janar 2025

Personave me Aftësi të Kufizuara duhet tu plotësohen kërkesat

Prishtinë, 15 nëntor - Këshilli Nacional për Persona me Aftësi të Kufizuara sot e mbajti takimin e radhës nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.

Në këtë takim u shqyrtuan të arriturat dhe sfidat që janë në funksion
të plotësimit të kërkesave dhe interesave të personave me aftësi të
kufizuara në Republikën e Kosovës.

Ky organ reprezentativ dhe këshillëdhënës shqyrtoj
mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësim të komunikimit në koordinimin e
politikave, programeve dhe proceseve mes institucioneve të Republikës
së Kosovës, komunitetit të personave me aftësi të kufizuara si dhe
shoqërisë civile.

Këshilli Nacional gjithashtu shqyrtoi Strategjinë Nacionale për të
Drejtat e Peronave me Aftësi të Kufizuara 2013 – 2023 si dhe Planin e
Veprimit 2013 - 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)