Përmendorja e UÇPMB në oborrin e xhamisë ose të shtëpisë së kulturës
Preshevë, 19 janar - Sipas medieve serbe, ka përfunduar mbledhja e udhëheqjes të dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së, e organizuar me kërkesë të Prishtinës dhe të Tiranës, ku është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë ose të shtëpisë së kulturës së këtij qyteti.
Nesër në orën 11, në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic.
Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.
Në mbledhjen e posapërfunduar ka qenë edhe përfaqësuesi i OSBE-së.