18 Janar 2025

Përmbyllet projekti për përmirësimin e përafrimit të ligjeve

Prishtinë, 16 gusht - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllën e projektit të binjakëzimit 'Përmirësimi i përafrimit të ligjeve dhe koherenca e Kornizës Ligjore'.

Qëllimi i projektit ishte fuqizimi i sistemit ligjor të Kosovës duke e përkrahur procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në njërën anë dhe konsolidimin e rendit juridik në anën tjetër.

Në kornizën e projektit janë konsoliduar katër ligjet themelore të gjyqësorit. Në këtë ngjarje do të shpërndahet broshura me versionet e konsoliduara të ligjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)