Përmbyllet konferenca për pajtim me gratë nga Prishtina dhe Beogradi
Prishtinë, 9 dhjetor - Konferenca dy ditore Gratë Promovojnë Dialogun dhe Pajtimin, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi ka përfunduar sot në Prishtinë. Konferenca mblodhi së bashku gra të shquara nga jeta politike, shoqëria civile, akademia dhe media anëtare të iniciativës Na ndiqni nga Prishtina dhe Beogradi, si dhe të diplomuarat e Akademisë së Dialogut të OSBE-së.
Gjatë konferencës, panelistet prezantuan vizionin e tyre të dialogut, i cili synon ndërtimin e besimit dhe inkurajon pajtimin duke ofruar një forum për debat dhe duke i bashkuar veprimet për çështje të brengës së përbashkët që lidhen me rolin e gruas në të dy shoqëritë dhe sfidat e tyre për qasje në proceset vendimmarrëse.
Kur u takuam për herë të parë në vitin 2012 ishim dyshuese ndaj njëra-tjetrës dhe nuk dinim se çfarë të prisnim nga takimi, tha Blerta Deliu-Kodra, deputete e Kuvendit të Kosovës. Por ne ishim të gjitha të vetëdijshme për rëndësinë e këtij dialogu dhe nevojën për ta mbajtur të fokusuar në çështje që vërtet kishin rëndësi për jetën tonë të përditshme.
Fuqia e kësaj iniciative është që solli në të njëjtën tryezë gra me ndikim nga politika, por edhe nga shoqëria civile, mediat dhe akademia. Në këtë mënyrë, dialogu mori mbështetjen e politikës por, në të njëjtën kohë, i rezistoi debateve të nxehta politike, tha Gordana Çomiq, deputete e Parlamentit të Serbisë.
Duke iu adresuar pjesëmarrësve të konferencës, zëvendës-shefja e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander, tha se anëtaret e iniciativës Na ndiqni kanë treguar se gratë mund të punojnë në drejtim të arritjes së paqes dhe zhvillimit.Duke folur për çështje të interesit dhe brengës së përbashkët dhe duke kërkuar veprime konkrete për ti adresuar ato, gratë kanë ndërtuar besim të ndërsjellë dhe mirëkuptim ndërmjet shoqërive të tyre, dhe shërbejnë si model për tu ndjekur nga shumë të tjera, veçanërisht nga gjeneratat e reja.
Gjatë konferencës u vënë në pah arritjet dhe planet e ardhshme për bashkëpun nën iniciativën Na ndiqni. Themelimi i Akademisë së Dialogut për vajzat e reja, pjesëmarrja e përbashkët në disa debate publike, duke përfshirë këtu edhe DokuFestin dhe Forumin e Sigurisë në Beograd, u theksuan si disa nga rezultatet konkrete të iniciativës deri më sot. Të diplomuarat e Akademisë së Dialogut prezantuan planet e tyre për aktivitete të përbashkëta që do të zbatohen në vitin 2017, në të cilat përfshihet aktivitete të komunikimit për sensibilizim dhe angazhim të grave dhe burrave, veçanërisht atyre në zonat rurale, për rëndësinë e dialogut dhe të barazisë së vërtetë ndërmjet gjinive. Pjesëmarrëset e iniciativës Na ndiqni dhe të diplomuarat e Akademisë për Dialog të OSBE së i definuan Planet Vepruese përkatëse të tyre për vitin 2017.
Konferenca kishte në program të saj edhe një koncert ku performuan dy grupe muzikore të Shkollës së Rokut nga Mitrovica, shkollë që ka angazhuar qindra të rinj shqiptarë dhe serbë nga Kosova veriore.