Përkrahja për gjykatën tregon përkushtimin Kosovës ndaj ligjit
Prishtinë, 7 mars - Ambasada e SHBA-ve mirëpret kalimin nga ana e Qeverisë të amandamenteve kushtetuese që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ky sipas ambasades është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014 me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në.
\"Kjo po ashtu tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës.\"
\"Përpjekjet e qeverisë do ti mundësojnë Kosovës që të ecë përpara, dhe përkrahja për gjykatën do tregojë përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit\", theksohet në një njoftim të ambasades amerikane.