19 Janar 2025

Përkrahja e Turqisë do të vazhdojë për Kosovën

Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur në takim Ambasadorin Babur Hizlan, Drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e njohu ambasadorin Hizlan me zhvillimet e përgjithshme politike në Republikën e Kosovës dhe më pas foli edhe për raportet e mira që janë ndërtuar në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Tahiri foli për bashkëpunimet e tanishme në aspektin ekonomik dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në këtë aspekt, për përkrahjen që Turqia i ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në shtimin e numrit të njohjeve dhe për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe global. Gjithashtu u bisedua për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

Tahiri e falënderoi personalisht ambasadorin Hizlan për kontributin e tij të dhënë gjatë kohës sa ka shërbyer si ambasador i Turqisë në vendet të ndryshme ku është angazhuar për rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës e poashtu shtetin e Turqisë për mbështetjen e rëndësishme që i ka bërë Kosovës në shumë aspekte.

Ajo tha se përkrahja që Turqia ia ka bërë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe anëtarësimin e saj në shumë organizata më rëndësi globale dhe rajonale është e vlerësuar lartë nga qeveria dhe populli i Kosovës dhe se kjo mbështetje është një kontribut direkt që Turqia e bënë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon ngase tashmë është dëshmuar se pavarësia e Kosovës ka ndikuar në stabilitetin e përgjithshëm rajonalë.


Zëvendëskryeministrja Tahiri më pas e njohu z. Hizlan me orientimet strategjike të shtetit të Kosovës për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë së vendit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri foli edhe për arritjet në rrugëtimin e Kosovës drejtë BE-së sidomos hyrjen në marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe procesin e stabilizim associmit ku shumë shpejtë pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes.

Ajo gjithashtu foli për reformat në sundimin e ligjit dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për investime, për reformat në sektorin e sigurisë praktikisht në përmbushjen e kritereve të NATO-s për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt të Republikës së Kosovës.
 
Në fund znj. Tahiri foli për suksesin e Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës pa dallim, ajo e njohu Hizlan me zhvillimet pozitive në pjesën veriore të vendit, për procesin e shpërbërjes së strukturave ilegale dhe integrimin e qytetarëve të asaj ane në institucionet e Republikës së Kosovës.
 
Nga ana e tij, ambasadori Hizlan edhe njëherë e rikonfirmoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për Kosovën dhe i përshëndeti arritjet Kosovës drejtë ndërtimit të shtetit të suksesshëm dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

 Ai tha se përkrahja e Turqisë do të vazhdojë në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën e poashtu në edhe sferën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)