Përkrahja e NDI ka sjellë frymën amerikane në konsolidimin institucional të Kosovës
Prishtinë, 16 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovës, znj, Nancy E.Soderberg.
Kryediplomatja Haradinaj – Stublla me këtë rast ka falenderuar drejtoreshën e NDI, znj Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për konsolidimin dhe demokratizimin e institucioneve vendëse.
“Përkrahja e NDI tash dy dekada për Kosovën, në demokratizimin e institucioneve tona, ngritjen e kapaciteteve, me fokus të veçantë në gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, ka sjellë frymën amerikane në Republikën e Kosovës, në proceset e konsolidimit institucional”, ka theksuar ministrja Haradinaj – Stublla.
Ministrja gjithashtu e ka njoftuar drejtoreshën Soderberg edhe me zhvillimet aktuale në MPJD si dhe kanë diskutuar edhe për modalitete e reja të bashkëpunimit.