04 Maj 2024

Përkrahet rritja e kuotës së Kosovës në FMN, por nuk votohet

Prishtinë, 19 tetor - Grupet Parlamentare të Partive Politike përkrahën rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por projektligji nuk u votua për shkak se nuk kishte kuorum.

Për arsye të njëjtë, edhe pse kishte përkrahje nga grupet parlamentare, nuk u votua as Projektligjit për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së FMN-së për reformën e Bordit Ekzekutiv.

Rritja e përgjithshme e kuotave të vendeve anëtare të FMN-së ka krijuar nevojën e rritjes së kuotës edhe të Kosovës, për të mbajtur nivelin e të drejtave të votimit, theksoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Bedri Hamza.

“Parashihet rritja e kuotës së Kosovës nga 59 milionë të drejta speciale të tërheqjes e cila është aktualisht në 82.6 milionë. Kjo ngritje e nivelit të kuotës e mundëson edhe rritjen e mundësisë së qasjes në kredi dhe mbajtjen e nivelit ë drejtave të votimit”, tha ai.

Hamza theksoi se projektligji nuk krijon kosto buxhetore aktualisht, sepse Kosova e jep një notë premtuese që në të ardhmen mund të ketë kuotë.
Edhe pse grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e përkrahu rritjen e kuotës, Visar Ymeri kërkoi që të ketë kujdes qeveria në marrëdhëniet me FMN-në.

“Kreditimi nga FMN-ja nuk vjen pa kushte, FMN kurrë nuk jep kredi pa kushte dhe rrjedhimisht këto kushte nganjëherë i kanë shkatërrua ekonomitë e vendeve nëpër shumë vende të Afrikës, madje edhe të Azisë dhe të Amerikës latine. Pra për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, theksoi Ymeri.

Ymeri kërkon që Kosova të mos merë kredi nga FMN përveç në rastet e domosdoshme. Ministri Bedri Hamza iu përgjigj se Kosova nuk planifikon që në të ardhmen të hyjë në kredi me FMN-në. Ai njoftoi se aktualisht në Kosovë është duke qëndruar një ekip i Fondit, për të kryer rishikimin e dytë të marrëveshjes dhe sipas ministrit të gjitha gjasat janë që të jepet vlerësim pozitiv.

Ndërkohë, edhe pse u përkrah projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, nuk u votua për shkak se në sallë ishin 72 deputetë, kurse për miratim nevojiteshin së paku 80 deputetë.

Edhe Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, u përkrah nga grupet parlamentare të partive politike, por edhe ky projektligj nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)