22 Janar 2025

Përkrahet Projektligji për lirinë fetare

Prishtinë, 29 tetor - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për  ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në  Kosovë.

Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, me këtë përbërje: Lirije Kajtazi, kryetare dhe deputetët: Kujtim Paqaku e Salihe Mustafa, anëtare.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën e zëvendësit të Avokatit të Popullit, z. Bogoljub Staletoviç, komisioni vendosi që të mos diskutojë në këtë takim, për shkak se çështja lidhur me pretendimet e z. Staletoviç,  është duke u shqyrtuar në gjykatën përkatëse. Është kërkuar ndërkohë, procedimi sa më i shpejtë i shpalljes së konkursit për zëvendësit e  Avokatit të Popullit, të cilëve iu ka skaduar mandati që nga tetori i vitit 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)