09 Maj 2025

Përkrahet bashkëpunimi rajonal në fushën e administrimit të pasurisë

Prishtinë, 15 prill - Projekti i financuar nga BE-ja në përkrahje të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar (AAPSK) organizoi një seminar me agjencitë dhe prokurorët rajonal nga Shqipëria, Kroacia, IJR e Maqedonisë, Sllovenia dhe Mali i Zi, që mbulojnë fushën e sekuestrimit, administrimit dhe konfiskimit të të ardhurave nga veprat penale.

Qëllimi i seminarit të organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe AAPSK është që të mbledhë dhe të diskutojë nismat për bashkëpunim rajonal në mes të Agjencive për Administrim të Pasurisë, që të ndahen praktikat dhe përvojat më të mira në administrimin e pasurisë së sekuestruar, ruajtjen e vlerës së pasurisë dhe në konceptet e rishfrytëzimit shoqëror të pasurisë së konfiskuar.

Zëvendës shefi për bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Melvin Asin, theksoi se Zyra e BE-së në Kosovë ka trajtuar luftimin e krimit të organizuar me prioritet të lartë në agjendën e saj për anëtarësim.

"Luftimi i krimit të organizuar, përfshirë shpërlarjen e parasë dhe korrupsionin, dhe si rezultat i saj, konfiskimi i pasurisë, qëndrojnë lartë në listën e kritereve prioritare të cilat Kosova duhet t'i përmbushë në pajtim me proceset e ndryshme politike të BE-së, siç është liberalizimi i vizave, dialogu për stabilizim e asociim, dhe të ngjashme", tha Asin.

Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, the se konferenca e sotme, ku po marrin pjesë edhe vendet e rajonit, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit rajonal në një lëmi që është prioritet për ministrinë.

"Në kuadër të prioriteteve të ministrisë së drejtësisë janë bërë hapa të rëndësishëm edhe në ndërtimin, funksionalizimin dhe fuqizimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të konfiskuar si institucion përgjegjës dhe i pavarur i cili në punën e tij po tregon rezultate të shkëlqyeshme," tha Ymeri.

Znj. Jill Thomas nga Byroja e Europolit për administrim të pasurisë penale, përshkroi historinë e fundit të konfiskimit të të ardhurave nga krimi, zhvillimin e Zyrave për administrim dhe rikuperim të pronës, dhe Direktivën e fundit të BE-së për konfiskim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)