Përkrahësit e Limajt dhe krasniqit hakmerren ndaj PDK-së
Prishtinë, 27 gusht - Përkrahësit e Fatmir Limajt dhe Jakup krasniqit në Drenas, Malishevë, Ferizaj kanë nisur të themlojnë iniciativa qytetare për t\'u hakmarrë ndaj PADK-së.
Kjo e fundit i ka larguar nga pozitat më të larta partiake si Limajt dhe Krasniqin. Zyrtarët e pakënaqur me PDK-në që janë të afërt me Limajt kanë thënë se pas zgjedhjeve do të zyrtarizojnë partinë e re që do të kryesohet nga Limajt ose Krasniqi.
Sidoqoftë, analisti Shkelzen Maliqi thotë se si pasojë e Konventës së PDK\'së po vazhdojnë të dalin në pah pakënaqësitë brendapartiake, shkruan Express.
Gjendjen aktuale në PDK, Maliqi e pasqyron më një situatë seizmiologjike
PDK e ka pasur një gjysmë tërmeti të madh. Është duke u paralajmëruar një tërmet edhe më i madh. E, tash janë këto tërmetet e vogla që mund të thellojnë krizën në këtë parti, vlerëson Maliqi.
/Express/