Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, 14 – 18 janar

Prishtinë, 15 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe nga 14 janar deri me 18 janar u mundëson pjesëmarrjen në votim qytetarëve me të drejtë vote të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre.
Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/
Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori do të bëhet përmes ekipeve mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo institucionet përkatëse.