18 Janar 2025

Përgjegjësia për shtyrjen e liberalizimit të vizave bie mbi Qeverinë

Prishtinë, 7 shtator - Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se opozita nuk ndien asnjë përgjegjësi nëse shkaku i demarkacionit me Malin e Zi shtyhet liberalizimi i vizave.

Nëse kjo ndodh, Lekaj ka thënë se përgjegjësia bie Qeverinë, e cila, sipas tij, i ka dy të tretat e votave.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Lekaj ka thënë se AAK-ja do të ndiente përgjegjësi vetëm në rast se do ta përkrahte ndonjë marrëveshje që i cenon interesat e Kosovës.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë derisa nuk luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Shefi i GP të AAK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë ta pranojë gabimin që ka bërë për demarkacionin me Malin e Zi, duke kërkuar formimin e një Komisioni të ri për ta rinegociuar marrëveshjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)