Përgatitet terreni për hyrjen e AAK-në qeveri
Prishtinë, 15 janar - Dorëheqja e ministrit të Financave, Bedri Hamza nuk shihet vetem si një dorëheqje personale ashtu siç deklaroi ministri në ikje por edhe si krijim i infrastrukturës për hyrjen në qeveri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.
Burime të afërta me zhvillimet në Qeveri kanë thënë për Zërin se Thaçi përveç që dëshiron ti akomodojë mirë të dëgjueshmit e tij, ai po tenton që të përfshijë AAK-në në qeverisje.
Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu, fillimisht ka thënë se nuk ka paralajmëruar dorëheqje dhe se është duke vazhduar punën në funksionin e tij.