16 Janar 2025

Përgatitet takimi i 3 i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim

Prishtinë, 27 mars - Përgatitjet për takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 20-21 prill në Prishtinë, ishte temë e debatit të sotëm gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.   

Takimi është kryesuar nga kryetari i  këtij Komisioni, njëherësh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërkaq, e pranishme ishte edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë /Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë. 

Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së, Apostollova, pasi shprehu përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës që ajo udhëheqë dhe Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë të Kuvendit të Kosovës, vuri  në spikamë rëndësinë e përfaqësimit sa më unik të Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi se Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, është  organi më i rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së MSA-së, andaj, nga anëtarët e tij kërkoi angazhim edhe më të madh, në mënyrë që mbikëqyrja e dikastereve qeveritarë që kanë për obligim angazhimin për jetësimin e marrëveshjes së MSA-së,  të jetë sa më e efektshme.

Anëtarët e komisionit deklaruan se angazhimet e tyre do të jenë në frymën e një bashkëpunimi të brendshëm e në interes të vendit, ndërkaq, falënderuan përfaqësuesen e BE-së për gatishmërinë e saj të shprehur për përkrahje.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe agjendën e takimit të ardhshëm dhe morën përsipër angazhimet konkrete lidhur me të. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)