Përgatiten për takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim
Prishtinë, 16 maj - Përgatitjet për takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë BE, i cili do të mbahet sot në orët e paditës, ishte temë diskutimi në mbledhjen e sotme të këtij komisionit, të kryesuar nga Xhavit Halitit, kryetar i tij.
Komisioni vendosi që rrjedha e takimit të zhvillohet sipas vendimeve të marra në mbledhjet paraprake, e që ka të bëjë me detyrat dhe angazhimet e anëtarëve të tij.
Përfaqësuesi i VV-së, përkatësisht lideri i saj, Visar Ymeri, ndërkaq, shfaqi mospajtim me mënyrën e ndarjes së temave.
Ai vlerësoi se, pavarësisht faktit që ata nuk kanë marrë pjesë në të gjitha mbledhjet, Komisioni, është dashur që ndarjen e temave ta bëjë mbi bazën e disa kritereve më të pranueshme.
Anëtarët e komisionit vlerësuan se kanë përfunduar përgatitjet për këtë takim, ndërkaq, u angazhuan që paraqitja gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë BE, të jetë unike dhe të tejkalojë qëndrimet pozitë-opozitë.