Përfundon turneu i takimeve të Ministrit Murati me kryetarët e Komunave
Prishtinë, 19 maj - Komuna e Therandës ishte ndalesa e fundit e Ministrit të Diasporës, Valon Murati në vazhdën e takimeve me të gjitha komunat në Kosovë, me qëllim të mobilizimin dhe koordinimit të aktiviteteve për pritjen e bashkatdhetarëve tanë.
Memorandumi i bashkëpunimit i cili u është prezantuar të gjitha komunave në takimet që u mbajtën përgjatë dy javësh, do të nënshkruhet nesër gjatë takimit të kryetarëve të komunave në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministri i Diasporës, përpos takimit me kryetarin e komunës së Therandës, z. SaliAsllanaj, gjatë ditës qëndroi edhe në komunën e Rahovecit dhe në komunën e Skenderajt ku u takua me kryetarin z. Idriz Vehapi, përkatësisht nënkryetarin z. Fadil Nura.
Gjatëkëtyre takimeve u morr zotimi se komunat do të jetë në gatishmëri të plotë për pritjen e fluksit të bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës.
Deri në përfundim të qershorit do të ketë edhe një kalendar të përbashkët të aktiviteteve ndërsa janë duke u bërë përgatitjet që edhe administrata të jetë sa më efikase.
Ministri Murati si në gjitha takimet tjera me kryetarët e komunave, ashtu edhe nëkëto takimenjoftoi kryetarët me planet e Ministrisë së Diasporës, si dhe kërkoi bashkëpunim edhe në procesin e hartimit regjistrit të diasporës dhe mërgatës.