Përfundon takimi pa marrëveshje
Bruksel,27 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi i tij i sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ka përfunduar pa marrëveshje përfundimtare.
\"Sapo u përmbyll takimi në Bruksel. Diskutuam për implementimin e marrëveshjes për drejtësi në veri. Ka progres, por pa marrëveshje përfundimtare. U dakorduam që takimi tjetër të mbahet me 12 shkurt në Bruksel\", ka shkruar ai në Facebook.