Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës
Deputetët miratuan me shpejtësi të gjitha projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita nuk mori pjesë.
Gjatë kohës kur po mbahej kjo seancë, partitë opozitare kanë mbajtur një konferencë për shtyp.
Kreu u VV-së, Visar Ymeri deklaroi se policia nuk i ka lejuar deputetët e opozitës që ti afrohen kësaj salle.
Ai tha se seanca është e paligjshme, duke e quajtur atë si takim ilegal të strukturave partiake dhe duke fajësuar kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.
Seanca rifilloi pak para mesnatës dhe përfundoi rreth orës 01:45 të ditës së shtunë. Gjatë kësaj kohe, seanca u ndërpre dy herë. Në të gjitha rastet, opozita përdori gazin lotsjellës si dhe mjete të forta për të ndaluar mbajtjen e seancës.