29 Prill 2024

Përfundon protesta e Vetëvendosjes

Prishtinë, 23 janar - Udhëheqës të Lëvizjes "Vetëvendosje", kanë marrë vendim që të përfundoj protesta si në pikëkalimin te Dheu i Bardhë ashtu edhe në Merdare.  

"Vetëvendosje"  ka bërë të ditur së për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe teperaturës së ultë që po mbizotëron atje, është bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdar.

Në ora 00:30 policia e Kosovës sipas "Vetëvendosje" e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato. Këto ishin mëtuar që t’ua mundësonte protestuesve qëndrimin e sigurtë në Merdar. 

Njëkohësisht gjithmonë sipas "Vetëvendosjes"policia i ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim të bllokimit të komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës.

Në orën 01:35, përfaqësuesit e Lëvizjes "Vetëvendosje",! e kanë mbyllur protestën e sotme në Merdar që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit.

Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës "Vetëvendosje", u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë.

Shpend Ahmeti iu drejtua protestuesve dhe gazetarëve të pranishëm: “Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë  do të njoftoheni me kohë.”

Me 14 janar dhe sot nga fillimi i protestës e deri në mbylljen e saj, në Kosovë, nuk ka hyrë asnjë maune me mallra të Serbisë dhe asnjë veturë me targa të Serbisë. Pra, këto dy ditë në Kosovë u zbatua reciprociteti.

Lëvizja "Vetëvendosje", falenderon të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur, qoftë me prezencën fizike duke marrë pjesë masivisht në protestat tona, apo edhe përmes ndihmës së ofruar me ushqim dhe materiale të ndryshme.

Protesta paqësore e sotme e demokratizon republikën. Reciprociteti e mbron republikën dhe na i forcon kufijtë shtetëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)