Përfundon protesta, anulohet përurimi i autostradës
Gjurgjicë, 27 nëntor - Ish-luftëtarët e Brigadës 121 Kumanova, e kanë ndërprerë protestën në Gjurgjicë. Ata kanë ftuar të gjithë që ti bashkohen protestës që do të mbahet në orën 12:00 në Malishevë.
Kurse organizatorët kanë larguar binin që ishte paraparë të shërbente për fjalimet e krerëve të institucioneve.
Raportohet se Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka anuluar pjesëmarrjen në përurimin e autostradës.