17 Maj 2024

Përfundon projekti i binjakëzimit “Standarde të BE për MD"

Prishtinë, 13 dhjetor - Në një ceremoni rasti, sot është bërë përfundimi i Projektit të Binjakëzimit “Standarde të Bashkimit Evropian për Ministrinë e Drejtësisë”, në të cilën morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministrit i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ambasadori i Gjermanisë dhe ai i Austrisë, Peter Blomeyer e Johann Briger, Zëvendës Shefi i Operacioneve pranë Zyrës së BE-së në Kosovë, Melvin Asin etj.

Me këtë rast, Ministri Kuçi pasi shprehi vlerësimin e tij për përfundimin e suksesshëm të Projektit të Binjakëzimit “Standarde të Bashkimit Evropian për Ministrinë e Drejtësisë”, tha se ky projekt për më shumë se vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, ishte pjesë e një koncepti më të gjerë për konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ai tha së tri vite më parë, kur edhe filloi implementimi i këtij projekti, Kosova kishte sfida dukshëm më të mëdha në sistemin e drejtësisë, por sipas tij, fal edhe këtij projekti, sot Kosova është dukshëm me mirë, duke shtuar së Kosovën sot e sheh me ndryshe, me një infrastrukturë ligjore me të plotë, me ligje me të mira, me konsolidim të institucioneve të rendit dhe ligjit dhe me një vizion të qartë pro evropian.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar, duke veçuar punën e eksperteve gjerman, austriak dhe slloven në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Ambasadori gjerman dhe ai austriak duke vlerësuar lartë realizimin e Projektit të Binjakzimit “Standarde të Bashkimit Evropian për Ministrinë e Drejtësisë”, falënderuan Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë akteret tjerë të cilët kanë qenë pjesë e realizimit të këtij projekti. Ata, po ashtu, premtuan vazhdimin e mbështetjes së Kosovës edhe në të ardhmen.

Zëvendës Shefi i Operacioneve pranë Zyrës së BE-së në Kosovë,  Melvin Asin theksoi se Projekti në fjalë ka ofruar për Ministrinë e Drejtësisë dhe për institucionet tjera, mundësinë që ato të jenë të gatshme për të përmbushur mandatin e tyre dhe që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë sa më profesionale, duke qenë të paanshme dhe llogaridhënëse dhe shtoi së kjo ishte nevojë thelbësore për një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë  në Kosovë.

Në këtë ceremoni u tha se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë përkrahjen e saj për Ministrinë e Drejtësisë me projektin e ri të binjakëzimit, i cili do të fillojë në vitin 2013 dhe i cili do të ofrojë ndihmë në fushën e bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Projekti i binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili ka filluar më 30 tetor 2009, është implementuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, pranë Ministrisë Federale të Drejtësisë në Gjermani, në mbështetje të shteteve partnere, siç janë: Qendra e Kompetencave Ligjore në Austri dhe Ministria e Drejtësisë e Republikës së Sllovenisë, ka mbështetur reformimin e drejtësisë në Kosovë, ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Ministrisë së Drejtësisë, në uljen e ngarkesave në gjykata dhe ka dhënë kontribut në përmirësimin e zgjidhjes alternative të kontesteve, respektivisht në ngritjen dhe fuqizimin e sistemit të ndërmjetësimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)