Përfundon pilot projekti që bëri matjen e sundimit të ligjit në komuna
Prishtinë, 24 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Akademia Folke Bernadotte (FBA), Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Lëvizja FOL do të prezantojnë rezultatet dhe të gjeturat e pilot projektit Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës\".
Projekti, që është përqëndruar në banimin social, është implementuar në komunat e Gjakovës, Istogut, Kamenicës dhe Lipjanit. Ky projekt është financuar nga FBA dhe implementuar nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në, përmes partnerit implementues Lëvizjes FOL.
Në ngjarje do të marrin pjesë Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shefi i Misionit të OSBE-së, Henrik Nilsson, Ministri Këshilltar, Shef i Misionit, i ngarkuari me punë, Ambasada e Suedisë, Richard Sannerholm, Shefi i Programit të Sundimit të Ligjit, Akademia Folke Bernadotte, kryetarët e katër komunave përfituese dhe përfaqësues së institucioneve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare.