23 Dhjetor 2024

Përfundon Java e Gruas 2022

Prishtinë, 16 mars - Përfundon konferenca dyditore që shënoj dhjetë vite nga themelimi i Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), më mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

NDI gjithashtu falënderon Zyren e Presidentes, Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe UN Women për mbështetjen për programin dyditor të Javës së Gruas 2022.

Me temën kryesore "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi", gjatë ditës së sotme në një bisedë të hapur me presidenten Dr. Vjosa Osmani Sadriu, është trajtuar tema e demokracisë, me theks të veçantë demokracisë në Kosovë si një shtet i ri.

Presidentja Osmani gjatë bisedës me pjesëmarrës të Javës së Gruas theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë si parakusht për një demokraci të mirëfilltë, dhe se përfshirja e të gjithë zërave në shoqëri, e bën demokracinë të qëndrueshme dhe triumfuese.

Në panelin diskutues: “Adresimi i prioriteteve të qytetarëve përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor”, përfaqësuese të lidershipit në nivelin lokal nga komuna të ndryshme në Kosovë, adresuan rëndësinë e llogaridhënies në nivel lokal në ofrimin e shërbimeve të përgjegjshme për të gjithë qytetarët, në veçanti për më të cenuarit. Njëkohësisht, u theksua rëndësia e zhvillimit të politikave, legjislacionit dhe buxheteve me perspektivë gjinore.

Në panelin e fundit të diskutimit “Dhjetë vjet nga Parimet e Prishtinës: Gati për përshpejtim drejt barazisë gjinore”, panelistët reflektuan mbi rrugëtimin e Parimeve të Prishtinës si bazë dhe udhërrëfyes për përpjekjet për avancimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave në shoqëri.

Nga parime në Rezolutë të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Prishtina u bë kryeqendër e barazisë gjinore për heqjen e të gjitha pengesave, eknomike, sociale dhe politike.

Njëkohësisht, diskutimi në panel u fokusua të identifikoj hapat që duhet ndërmarrë për të përshpejtuar barazinë gjinore për garantimin e fuqizimit politik dhe ekonomik të grave, si dhe sigurinë dhe drejtësinë e tyre në Kosovë.

Sot, ky panel reflektoj mbi rezultatet e shumta të arrira  përgjatë viteve, u adresuan poashtu sfidat e shumta që mbeten të trajtohen nga të gjitha institucionet si dhe nga vet shoqëria.

Java e Gruas (WOW) është një ngjarje vjetore në nivel vendi që mbledh në një mjedis ndëretnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe mbështetjes së tyre për marrjen e pozicioneve më të mëdha drejtuese.

Përgjatë  dhjetë  viteve të fundit, WoW ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me liderë politikë dhe zyrtarë të zgjedhur.

Kjo u mundëson pjesëmarrësve t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre dhe në të njejtën kohë të mbështesin zhvillimin e shkathtësive për gratë në lidership në politikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)